Vrau drejtorin e OST-së në 2016! Prokuroria çon për gjykim dosjen ndaj Dorjan Keqit!

18/09 17:20
Credits to Apollon TV
Vrau drejtorin e OST-së në 2016! Prokuroria çon për gjykim dosjen ndaj Dorjan Keqit!

Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Dorjan Keqit, duke ngritur akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Tanimë pritet që Gjykata e Lezhës të marrë në shqyrtim dosjen dhe të vendosë dënimin e formës së prerë ndaj 40 vjecarit, i cili më 9 shtator të vitit 2016 u përfshi në vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për veriun. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e 9 shtatorit brenda një lokali në Rrëshen, kur viktima po konsumonte kafe me Gjergj Prengën, ky i fundit mbeti i plagosur. Autorët kaluan me automjet përballë lokalit dhe qëlluan me breshëri drejt tavolinës ku ishte ulur Prenga dhe Jaku, për pasojë ky ui fundit mbeti i vdekur në vend. Autorët e vrasjes u larfguan me shpejtësi, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet një automjet i djegur që ishte përdorur nga personat që kryen ekzekutimin. Lidhur me këtë ngjarje, Dorjan Keqi u arrestua disa vite më vonë, konkretisht në korrik të vitit 2022, pranë gkykatës së Lezhës, teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në momentin që iu morën shenjat e gishtave u verifikua që këto shenja ndodheshin dhe tek shishja me benzinë kur u dogj Benzi i atentatorëve të Jakut. Për këtë arsye Jaku u vendos në pranga si person i përfshirë në vrasjen e Saimir Jakut. Ndaj këtij të fundit u ngrit një tjetër atentat kohë më parë, ku arriti të shpëtonte. Hetimet treguan se vrasja e Jakut ndodhi për hakmarrje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.