Vrau bashkëshorten dhe më pas gjendet i pa jetë. Fqinjët të shokuar: Nuk flasim dot…

19/03 15:05
Credits to Apollon TV
Vrau bashkëshorten dhe më pas gjendet i pa jetë. Fqinjët të shokuar: Nuk flasim dot…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua gjatë ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Fier. Një 28-vjeçare u vra në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj.

29-vjeçari qëlloi 31 herë me thikë ndaj nënën së dy fëmijëve, Irvana, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa ditën e djeshme, teksa policia e kërkonte për ta arrestuar Demokratin, e gjetën të vdekur.

Gazetari ka shkuar në lagjen ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë dhe ka pyetur fqinjët në lidhje me çiftin, si dhe u ngriti pyetjen “a kishte probleme mendore 29-vjeçari?”.

“U prekën të gjithë, shumë keq u erdhi. Dilnin e bënin xhiro nëpër lagje me fëmijët”, tha një fqinje, e cila shtoi se nuk flet dot nëse kishte probleme i ndjeri, por e shikonin si njeri të rregullt.

“Zoti lart e di. Shumë djalë i mirë, ishte shok me djalin tim”, tha një tjetër.

Ndërsa një fqinj tha se “asnjëherë nuk kanë pasur probleme”. “Ndoshta, nuk e di. Ë çon logjika, se kur ndodh diçka e tillë”, tha më pas kur u pyet nëse ishte i sëmurë Demokrati.

Sipas një fqinje, ata kanë qenë shumë të mirë, të respektuar e me të gjitha. “Dimë ne gjë? Nuk dimë gjë. Atë e di shtëpia. Ata punonin me babanë te një stallë, vajza punonte te një familje që pastronte”, shtoi ajo.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.