Vrasjet e grave si rasti ne FIER, sociologu zbulon pse ndodhin dhe nga se nxiten

19/03 21:40
Credits to Apollon TV
Vrasjet e grave si rasti ne FIER, sociologu zbulon pse ndodhin dhe nga se nxiten

Vrasja e grave nga burrat është një fenomen shumë shqetësues dhe në rritje. E fundit ishte ngjarja e rëndë që ndodhi dy netë më parë në Fier, ku Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, në prani të dy fëmijëve të mitur.

Sociologu Gëzim Tushi thotë se është një fenomen i nxitur edhe nga mentaliteti në vendin tonë. 

Gëzim Tushi

Ai shton se ndikojnë edhe probleme të shëndetit mendor, por ajo që është më shqetësuese sipas tij është një problem i shoqërisë, si koncepti për gratë, që duan t’i kontrollojnë dhe disa komponentë tradicionalë që nxisin krimet e rënda brenda familjes.

“Gjithmonë gjejmë arsye të shëndetit mendor për vrasësin, por kam përshtypjen se kemi një kornizë kulturore në shoqëri, një koncept maskilist dhe totalitar. Nuk e përjashtoj rastin se janë probleme të shëndetit, por kemi një problem në shoqëri që nuk po rregullohet, koncepti që kanë për gratë, duan t’i kontrollojnë, është një problem i shoqërisë, janë disa komponentë tradicionalë, kulturorë, që nxisin këto krime. Mentaliteti është më i fortë se problemet mendore. Për mua është përtej kësaj gjëje”, u shpreh Tushi për ‘Shqipëria Live’.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.