Vrasje në Shkodër, gjendet trupi i viktimës, i ekzekutuar me armë zjarri

17/05 10:16
Credits to Apollon TV
Vrasje në Shkodër, gjendet trupi i viktimës, i ekzekutuar me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një person është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri. Viktima tashmë e identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur në zonën e Livadheve.

Policia e Shkodrës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje. Ndërsa viktima është i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi ka qenë objekt verifikimi dhe hetimi më parë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.