Vrasje me armë zjarri në Peqin, raportohet për një 45 vjeçar të vdekur

08/06 10:28
Credits to Apollon TV
Vrasje me armë zjarri në Peqin, raportohet për një 45 vjeçar të vdekur

Një 45 vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë në Peqin. Nga raportimet e para bëhet me dije se viktima është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoçaj të Peqinit mëngjesin e sotëm, ndërsa një pranga ka rënë autori, një 40 vjeçar, banor i zonës. Shkaku i ngjarjes dhe identiteti i viktimës dhe autorit nuk dihet ende.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, shkruan newsbomb.al. Pritet që vetë Policia e Elbasanit të japë njoftim për rastin.

Elbasan/ Informacion paraprak

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

194823323 3079117592374591 5753512001761348199 n
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.