Vrasja e të miturës në Laprakë, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin. E përndiqte vazhdimisht të renë, dhe u zu me të fejuarin e saj

08/03 22:19
Credits to Apollon TV

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Robert Përpepajn, i akuzuar për vrasjen e minorenes Griselda Gjikolën, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, institucioni i akuzës kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg.

Ndaj Përpepajt prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të 2018. Në këtë ngjarje mbeti i pagosur edhe Erjon Benga, shok i të fejuarit të viktimës.

Në dosjen e prokurorisë është fiksuar konkretisht motivi i vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe i plagosjes së Erjon Bengajt. Referuar materialit hetimor, rezulton se e mitura u qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Përpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht të renë.

Vajza, sipas dosjes i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij. Disa ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me 19-vjeçarin, Përpepaj.

Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën. Në debat e sipër Erjon Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja dhe prej atij momenti Roberti nuk është parë më, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi. Përpepaj thuhet në materialin hetimor tentoi të vriste Saimir H., por plumbat e drejtuara në makinën i morën jetën 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.