Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të policit Nevaldo Hajdaraj

20/05 13:54
Credits to Apollon TV
Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata pranon kërkesën për gjykim të policit Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të policit Nevaldo Hajdaraj. Hajdaraj është i akuzuar për “vrasje me dashje” të Klodian Rashës. Seanca e radhës në 3 qershor për konkluzionet përfundimtare.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25-vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës, duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.