
Vonesat në printimin e fletës së votimit. A rrezikohen zgjedhjet? Përgjigjet Ilirian Celibashi


Ilirian Celibashi: Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë përgjigjen që me këtë format ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar.
Procesi i printimit dhe i transportimit është më i thjeshtë dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Fleta e votimit do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet. Në disa qarqe krahas 12 koalicioneve kemi dhe kandidatë të pavarur.
Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në kohën kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit kostot do të ishin më të mëdha të transportit pasi do të ishim në kushtet e emergjencës.
Kjo është fleta e votimit. Ne do të bëjmë të pamundurën për informimin e çdo shqiptari për mënyrën si do të votohet në fletënn e votimit.