VLORË,ZËVENDËSOI AHMETAJN,KLOSIN E PREZANTON GJIKNURI:PS KA DALË E SUKSESSHME SEPSE ËSHTË E BASHKUAR

04/10 16:00
Credits to Apollon TV
VLORË,ZËVENDËSOI AHMETAJN,KLOSIN E PREZANTON GJIKNURI:PS KA DALË E SUKSESSHME SEPSE ËSHTË E BASHKUAR

Është prezantuar në Vlorë drejtuesi politik i partisë Socialiste për qarkun, Blendi Klosi. Klosi zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn i cili është tashmë i “zhveshur” nga çdo post që ka pasur në PS. Në Vlorë Ahmetaj mungoi, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri. Për mediat, Gjiknuri dhe Klosi kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi. I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri përdori retorikën e kryeministrit i cili nga selia rozë theksoi se në kohë zgjedhjesh do të ketë lëvizje mes “lojtarëve” që PS si skuadër të performojë më mirë.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.