
VLORË/ Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen 3 shtetas


Vlorë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohenww në flagrancë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi K. Y., 37 vjeç si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit M. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi këta shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, kanë vjedhur një biçikletë, në pronësi të shtetasit A. M, banues në Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. J., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.