VLORË, SHPËRTHIM TRITOLI NË KATIN E PARË TË NJË PALLATI

29/05 18:44
Credits to Apollon TV
VLORË, SHPËRTHIM TRITOLI NË KATIN E PARË TË NJË PALLATI

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Lushnjës. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen “ Gafurr Muco” , rreth orës 2:35 minuta, ku sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se në katin e parë të një pallati parafabrikat ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Eksplozivi është vendosur në afërsi të derës së jashtme të shtetasit Besnik Coku. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke shkatërruar komplet derën e jashtme të banesës , por edhe derën e hyrjes së pallatit. Nga ky shpërthim kanë pësuar dëme edhe katet e sipërme, ndërkohë mësohet se në banesën e shënjestruar banonin 8 persona midis tyrë edhe fëmijë. Një zotëri që jeton përballë u shpreh se ka dëme të shumta materiale dhe janë të tronditur.
Sakaq Jetmir Coku, vëllai i Besnik Cokut shprehet se përvecse të shokuar ndihen edhe të frikësuar, teksa ka shtuar se ndoshta shënjestra ka qënë gabim. Ndërkohë grupi hetimor pranë komisariatit të policisë Lushnjë, ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje që tronditi qytetin e Lushnjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.