Vlorë, Shpallen në kërkim tre persona, DETAJE

01/04 8:39
Credits to Apollon TV
Vlorë, Shpallen në kërkim tre persona, DETAJE









Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shpallen në kërkim policor 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin M. R., 33 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”shtetasin Th. J., 51 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasen R. P., 31 vjeçe, banues në Sarandë (me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë), pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Ll.., i cili pretendon se kjo shtetase ka lejuar të bëhet një ndërtim i paligjshëm në lagjen nr. 1, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim policor shtetasit A. Ç., 34 vjeç, R. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas, pas një konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.