
VLORË, PROTESTOJNË PRONARËT E SKAFEVE KËRKOJNË TË VIJOJNË LUNDRIMIN

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë protestuar përpara Policisë kufitare në Vlorë. Mësohet se ata protestojnë për bllokomim e levizjes së mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti, ndërsa pretendojnë se i kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.