VLORË : Pronarët e bareve dhe restoranteve në Lungomare, sërish në protestë.

19/07 23:12
Credits to Apollon TV
VLORË : Pronarët e bareve dhe restoranteve në Lungomare, sërish në protestë.

Edhe mbrëmjen e sotme kanë vijuar protestat e operatorëve të biznesit në qytetin e Vlorës , të cilët janë ngritur që ditën e djeshme në protestë kundër vendimeve të qeverisë, përsa i përket shtyrjes së orarit të muzikës dhe orës policore, në këto muaj të sezonit turistik. Gjatë mbrëmjes së sotme pronarët e bareve dhe restoranteve kanë ndezur qirinj para bizneseve të tyre dhe kanë vendosur parulla. Sipas tyre këto forma arbitrare që po ndodhin nga policia , kanë për qëllim favorizimin e bizneseve të mëdha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.