VLORË/ Goditje e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Ne pranga 46-vjeçari.

25/03 9:14
Credits to Apollon TV

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, procedohet penalisht poseduesi i tyre, pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, gjatë kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë këtë aktivitet të kundërligjshëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në lokalin e shtetasit A. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, duke fshehur edhe të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A. K., për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.