VLORË, FLAMURTARI SHPALLET PËR HERË TË 23 KAMPION NË BASKETBOLL PËR FEMRA

09/06 19:32
Credits to Apollon TV
VLORË, FLAMURTARI SHPALLET PËR HERË TË 23 KAMPION NË BASKETBOLL PËR FEMRA

Flamurtari është shpallur kampion në basketboll për femra për herë të 23 në historinë e vet. Ekipi vlonjat ka fituar dhe ndeshjen e tretë finale përballë Partizanit , të martën në mbrëmje në Pallatin e Sportit në Vlorë në shifrat 68- 60. Një kampionat i dominuar totalisht nga Flamurtari edhe këtë sezon ashtu si edhe vitet e mëparshme. Ekipi vlonjat që në këtë kampionat është drejtuar nga trainieri Erion Hoxha ka ditur sërish të tregojë supermacinë e vet mbi skuadrat e tjera në basketbollin e femrave . Sportdashësit vlonjatë kanë qënë në festë duke harruar zhgënjimin e futbollit. Takimi ka nisur me një ceremoni përkujtimore për nder të ish  trainerit Viron Toska , ndaj dhe titulli i këtij sezoni i është dedikuar pikërisht atij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.