Vlorë/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

23/11 9:06
Credits to Apollon TV
Vlorë/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistet për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të vogla.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 40 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.