Vlora tronditet nga një tjetër vrasje, pak ditë nga ekzekutimi i Bledar Birçes

21/05 22:34
Credits to Apollon TV
Vlora tronditet nga një tjetër vrasje, pak ditë nga ekzekutimi i Bledar Birçes

Vetëm pak ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçe, Vlora është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër vrasje.

Mësohet se një 38-vjeçar është qëlluar me kallashnikov në lagjen “Pavarësia” të këtij qytetit. Bëhet fjalë për Delon Troqen, i cili është ekzekutuar me 15 plumba kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital.

Një automjet po digjet në Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.

Raportohet nga forcat e rendit se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Vetëm disa ditë më parë qyteti bregdetar u trondit nga një vrasje e bujshme, ku u vra me kallashnikov 40-vjeçari Bledar Birçe .

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.