
Vjen nga komuniteti rom dhe gjyshja e saj është fallxhore, fituesja e “Love Story” tregon të vërtetën


Modelja Meri Murrizi ishte vajza që triumfoi në spektaklin “Love Story” dhe ishte e përzgjedhura e princit, Saimirt, si partnerja e tij. Pas përfundimit të spektaklit, dyshja po shfaqeshin gjithnjë e më shumë bashkë dhe kjo duket se ka irrituar disa nga ndjekësit e tyre.
Një fanse ka arritur të depërtojë aq shumë saqë nisi me o fendime kundrejt Merit që i kanë tërhequr vëmendjen kësaj të fundit. Fansja ka shkruar se Meri duhet të nxjerrë të vërtetën e saj.
Sipas komentueses, modelja vjen nga një familje e komunitetit rom në Elbasan dhe gjyshja e saj është fallxhore me nam në këtë qytet. Për këto komente, Meri ka bërë një reagim të gjatë:
“Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime! Ju falenderoj pamasë për fjalet e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhëne gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story.
Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe I ntriga nga më djallëzoret, qëllimi i të cilave ishin që une të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ja dola, të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit!
Dhe unë e dëshiroja! Jam e lumtur, që dola nga ky show me Saimirin në krah! Ndihem më shumë se e bekuar! Por, edhe sot, ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vetë, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë! Lërini njerëzit në paqe!
Të gjithë ata që më njohin në Elbasan dine gjithçka për origjinën, traditën dhe familjen time të respektuar që kam! Gjithashtu janë munduar edhe të spekulojnë me shokët dhe miqtë e mi duke përdorur foto të marra nga profili im! Deri më tani jam treguar shumë e vërtetë dhe ashtu do jem gjithnjë! Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”,