Viktima më e re nga COVID-19 në Greqi, humb jetën 15-vjeçarja.

03/02 10:33
Credits to Apollon TV
Viktima më e re nga COVID-19 në Greqi, humb jetën 15-vjeçarja.

Një 15-vjeçare në Greqi ka humbur jetën nga koronavirusi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërkohë që e mitura thuhet se kishte edhe sëmundje të tjera. Vajza ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.

“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, deklaroi se kryetari i bashkisë së Thebës.

Po ashtu mësohet se nëna e vajzës që humbi jetën ndodhet e intubuar në spital. Ky është rasti i parë kur ky virus i merr jetën një fëmije në Greqi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.