Vijon te jete ende aktive edhe pas dy diteve beteje me flaket , vatra e zjarrit ne pyllin me pisha ne Pishporo ne Fier

29/09 14:22
Credits to Apollon TV
Vijon te jete ende aktive edhe pas dy diteve beteje me flaket , vatra e zjarrit ne pyllin me pisha ne Pishporo ne Fier

Vijon te jete ende aktive edhe pas dy diteve beteje me flaket , vatra e zjarrit ne pyllin me pisha ne Pishporo ne Fier. Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes te bashkise Fier, Zija Hyka, pergjate gjithe nates ne terren ka qendruar ne gatishmeri nje efektiv i plote zjarrfikesish per te mos lejuar perhapjen e flakeve drejt zones se banuar, nderkohe qe mengjesin e sotem prane vatres se zjarrit ndodhen 4 mjete zjarrfikese, forca mbeshtetese te bashkise, 9 punonjes te Adzm dhe 40 forca te armatosura te repartit te Poshnjes per te neutralizuar perimetrin e zjarrit. Nderkohe po sipas z. Hyka gjate oreve te vona te mbremjes eshte riaktivizuar edhe nje vater zjarri me Darezeze e cila eshte neutralizuar fale nderhyrjes se shpejte te sherbimeve zjarrfikese. Zjarri u riaktivizua mesditen e se merkures dhe vijon te jete aktiv teksa i favorizuar nga era e forte ka perfshire nje siperfaqe te konsiderueshme ne zonen e mbrojtur te pyllezuar me pisha. Nderkohe gjate dy diteve beteje me flaket eshte kerkuar vazhdimisht nderhyrje nga ajri gje qe nuk eshte realizuar.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.