VIJOJNË PROTESTAT E BANORËVE TË LUMASIT PËR BURIMIN E SINECIT

26/07 20:01
Credits to Apollon TV
VIJOJNË PROTESTAT E BANORËVE TË LUMASIT PËR BURIMIN E SINECIT

Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kucovës nuk i kanë ndalur për asnjë ditë protestat për ujin e burimit të Sinecit. Ata vijojnë cdo ditë qëndresën e tyre duke penguar mjetet e firmës “ Salillari” të vijojnë punimet në këtë fshat për ndërtimin e një Ujësjellësi me ujin e këtij burimi që është zonë e mbrojtur.Por teksa protestojnë,, ndaj tyre vijon dhuna policore ndërkohë që 28 banorë të pajisur me raporte mjekësore për dhunën kanë bërë kallëzim penal kundër efektivëve të policisë. Edhe policia nga ana tjetër ka cuar për ndjekje penale shumë banorë të Lumasit. Më i rëndë është fakti se disa zonja të fshatit kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht nga efektivët e policisë. Avkati i banorëve Arben Llangozi i ka bërë thirrje efektivëve të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe arbitrare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.