Vijnë kontrollorë të huaj nga aleatët! Balluku: Rinisin fluturimet esenciale, nesër situata kthehet në normalitet! Sot vijnë vaksinat që s’mundën dje

08/04 12:43
Credits to Apollon TV
Vijnë kontrollorë të huaj nga aleatët! Balluku: Rinisin fluturimet esenciale, nesër situata kthehet në normalitet! Sot vijnë vaksinat që s’mundën dje

Ka zgjatur pak më shumë se 24 orë bllokimi total i aeroportit të Rinasit. Nga sot do të nisin fluturimet e esenciale në aeroportin e ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Ministrja e Insfrastrukturës Belinda Balluku në një deklaratë për mediat nga Rinasi, tha se do të nisin fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Ndërkohë duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë.

Kontrollorët e AlbaControl që kanë lënë punën dje duke krijuar një situatë të rëndë në aeroportin e Rinasit duket se janë zëvendësuar me të huaj.  Burime thonë se zgjidhja e problemi madhor për momentin është bërë nga ndërhyrja e vendeve aleate.  Një alternativë e tillë u diskutua që mbrëmë në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Balluku nënvizoi sakaq se në orën 15:00 do të vijë ngarkesa e vaksinave anti-COVID, të cilat sipas ministres arritën të ruheshin dhe do të shpërndahen sipas planit të procesit të vaksinimit.

Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitare, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’- tha Balluku.

Policia ka ndalur tre kontrollorë të trafikut ajror,  kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

Një ditë më parë aeroporti më i rëndësishëm në vend, ‘Nënë Tereza’ anuloi të gjitha fluturimet. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.