Vihet në pranga 40 vjeçari U kap me armë, drogë e municion luftarak

28/08 15:18
Credits to Apollon TV
Vihet në pranga 40 vjeçari U kap me armë, drogë e municion luftarak

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një kontrolli të ushtruar fillimisht në automjetin e tij, e më pas në banesë ku u gjetën drogë, armë zjarri dhe municione luftatrake. Në kuadër të operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Bajram Curri”, automjetin me drejtues Gentian Hoxha. Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 40-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike. Gjithashtu iu gjetën 1 palë dylbi, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 2 armë të ftohta thika dhe municion luftarak. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.