
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetasit A. M. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Grabian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.