Vigjilja e Pashkëve Katolike/ Presidenti Meta përcjell mesazhin e Imzot Fendo drejtuar të rinjve: Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj

03/04 16:52
Credits to Apollon TV

Presidenti i vendit Ilir Meta në vigjilje të pashkëve katolike ka falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit fetarë në lidhje me mesazhet e dhëna në ditë të vështira dhe kapërcimin e sfidave. Meta ripërcolli mesazhin e Imzot George Fendo drejtuar të rinjëve se Shqipëria ka nevojë pë rata pasi janë e ardhmja.

“Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.

Duke e falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”, shkruan Meta në facebook.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.