(VIDEO) Shpërthen në flakë gjatë natës një makinë, në pronësi të Ermal Hoxhës

04/02 7:28
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Shpërthen në flakë gjatë natës një makinë, në pronësi të Ermal Hoxhës

Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë natës në Vlorë, në lagjen “Kushtrim” të qytetit bregdetar.

Mësohet se nga flakët është shkrumbuar një mjet tip “Toyota” me targa AA 197 BG, në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha, 32 vjeç. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij kur është djegur.

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Ermal Hoxha është punonjës në Hipotekën e Vlorës.

Motra e Ermalit thote:
Dyshojmë se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve personale ( familjare). Automjeti ka qene ne brendesi te baneses ne oborr. Dyshohet se autori mund te kete kapercyer murin per te hyre ne brendesi

Ndiqni videon 👇


Njoftim i Policisë Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.