VIDEO/ Përgjaket polici në protestë, qytetarit i bie të fikët, plagoset këngëtari Stresi dhe një gazetar

09/12 16:23
Credits to Apollon TV

Dhjetëra të rinj janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protesta ka degjeneruar edhe në përplasje fizike me policinë. Gjatë protestës njërit nga qytetarëve i ka rënë të fikët, ndërsa protestuesit i kanë ardhur në ndihmë duke i dhënë ujë. Ndër të plagosurit ishte edhe një gazetar, ndërsa mësohet se gjatë përplasjes me policinë është lënduar edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i quajtur Stresi. 

Po ashtu mësohet se edhe një polic është gjakosur gjatë përplasjes me protestuesit. Ata vijojnë akoma që të përplasen me efektivët e policisë, duke tentuar që të shqyejnë derën e Ministrisë së Brendshme. 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.