(VIDEO) Ndërhyrja për bllokimin e çarjes së argjinaturës në Shirq, 5 persona punojnë me ujin deri në gju, dhjetëra të tjerë u “JAPIN MENDJE”

28/01 15:55
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Ndërhyrja për bllokimin e çarjes së argjinaturës në Shirq, 5 persona punojnë me ujin deri në gju, dhjetëra të tjerë u “JAPIN MENDJE”

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Buna si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në ditët e fundit, është çarë argjinatura mbrojtëse në fshatin Shirq të Shkodrës, duke rrezikuar përmbytjen masive për banorët e kësaj zone.

Mëngjesin e sotëm, grupi i emergjencave të FNSH Shkodër, i specializuar për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe për vendosjen e barrierave mbrojtëse nga përmbytjet, së bashku me kolegët e tjerë të repartit të FNSH-së, të emergjencave civile dhe ata të ushtrisë, kanë kryer me sukses operacionin për parandalimin e përmbytjes së zonës së Dajçit dhe të Bërdicës.

Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe terrenit të vështirë, me ndihmën edhe të një eskavatori, efektivët e FNSH kanë arritur që të bllokojnë çarjen e argjinaturës duke shmangur përmbytje të mundshme.

Por ajo që vihet re në këto video është numri i vogël i personave që po punojnë për të bllokuar çarjen e argjinaturës dhe numri i mad hi personave dhe efektivëve që rrinë sipër dhe “japin mendje” se si të veprohet.

Në video shihet se janë 5 persona që me ujin deri në gju mundohen të bllokojnë çarjen, ndërsa banorët e zonës dhe një pjesë e efektivëve përpiqen t’i mësojnë, ndërsa nuk mungojnë as debatet me njëri tjetrin.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.