(VIDEO) Makinat e bëra “copa”, pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, trupi i viktimës gjendet 300m larg mjetit

26/01 19:39
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Makinat e bëra “copa”, pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, trupi i viktimës gjendet 300m larg mjetit

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Levan, ku një makinë tip “Hyundai” me targa AA163XO është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

Vlorë/Informacion i Policisë

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.