(VIDEO) Goditi me thikë bashkëqytetarin, momentet e arrestimit të 45-vjeçarit në Korçë

29/01 11:07
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Goditi me thikë bashkëqytetarin, momentet e arrestimit të 45-vjeçarit në Korçë

Autori 45-vjeçar që goditi me thikë një person mbrëmjen e djeshme në Korçë është arrestuar sot. Th. S. në konflikt e sipër goditi E. T., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të tij të ndodhur ditën e sotme.

Korçë Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 45 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 18, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.