(VIDEO) Fishekzjarret për ndërrimin e viteve, qindra zogj ngordhin nëpër rrugët e Romës

01/01 22:16
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Fishekzjarret për ndërrimin e viteve, qindra zogj ngordhin nëpër rrugët e Romës

Disa imazhe të publikuara nga mediat italiane, kanë bërë xhiron e botësm ku shfaqet një masakër e vërtetë e qindar zogjve nëpër rrugët e Romës shkak  hedhjes së fishekzjarrëve mbrëmjen e 31 dhjetorit

Shumë janë të ngordhur, ndërsa të tjerë të plagosur, të paaftë për të rifilluar fluturimin. Kryebashkiakja Raggi kishte firmosur një urdhër që ndalonte fishekzjarret, mjetet piroteknike, apo materialet e tjera shpërthyese nga mesnata e 31 dhjetorit deri më 6 janar.

Megjithatë as ky urdhër nuk i ndali njerëzit që të festonin pa kokëçarjeOrganizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve pretendon se zogjtë mund të kenë fluturuar të çoroditur duke goditur njëri-tjetrin, mure, makina, dritare, linjat elektrike, por gjithashtu mund të kenë ngordhur nga sulmet në zemër.

Skenat horror u xhiruan nga disa kalimtarë që i postuan në mediat sociale. Diego Fenicchia i cili filmoi dhe publikoi skenën, duke e komentuar atë me fjalët: “Djema kjo është poshtërsia e njeriut! Më falni por më iku dëshira për të festuar. Qindra zogj të ngordhur!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.