VIDEO/ Ermal Meta rrëmben sërish zemrat e italianëve, renditet në krye të klasifikimit në “Sanremo”.

05/03 9:30
Credits to Apollon TV
VIDEO/ Ermal Meta rrëmben sërish zemrat e italianëve, renditet në krye të klasifikimit në “Sanremo”.

Ermal Meta është rikthyer sërish këtë vit në “Sanremo”, pas fitores së madhe me këngën “Non mi avete fatto niente” në vitin 2018-të. Këngëtari me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në skenën e festivalit italian me këngën e tij “Un millione di cose da dirti”. Edhe këtë vit Ermal Meta ka rrëmbyer zemrat e gjithë italianëve me këngën e tij emocionuese dhe sipas një renditje provizore është pretendent për të fituar sërish “Sanremon”.

Në bazë të një klasifikimi paraprak bazuar në votat e publikut, këngëtari shqiptar kryesor listën për 26 artistët Big. Në votim janë përfshirë 300 njerëz dhe shumicën e votave e ka grumbulluar Ermal Meta.

Kënga e Ermalit i bëri për vete të gjithë pasi solli poezinë e dashurisë së vërtetë në “Sanremo”, shkruajnë mediat italiane. Ndërkohë që këngëtari ka marrë vlerësime të larta edhe nga kritika.

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për tu kuptuar më shumë”, shprehte Ermal Meta në këngën e tij. “Un millione di cose da dirti” është cilësuar si një nga tekstet më poetike të këtij edicioni të “Sanremos”.

Ermal Meta ka treguar se këtë këngë e kishte mbajtur në sirtar prej 3 vitesh, sepse po priste momentin e duhur për ta paraqitur në festivalin italian. Dhe në fakt kënga erdhi fiks në momentin e duhur, kur të gjithë ne kemi kuptuar se sa e rëndësishme është dashuria dhe afërsia me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se 3 vite më parë Ermal Meta u rendit në vendin e pestë në “Eurovision” me këngën “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moro.

https://youtu.be/Kni7wZw03-c
Sanremo 2021: Ermal Meta – ‘Un milione di cose da dirti’
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.