
(VIDEO) Ekzekutimi në Vlorë, kush është 31-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash pranë Gjykatës


Taulant Gjikaj është 31-vjeçari që u vra pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije se është ndaluar një prej autorëve të dyshuar.
Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është ndaluar në afërsi të rrugës që të çon në Pyllin e Sodës, ndërsa Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të qytetit, për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë krim të rëndë.
Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur është qëlluar me breshëri armësh.
Autorët kanë qenë duke lëvizur nga Gjykata e Apelit, në drejtim të Portit të Vlorës, kur kanë qëlluar me breshëri arme.