(VIDEO) E pazakontë/ Makina përplaset me furgonin, nuk arrin të kontrollojë mjetin dhe hyn në shtëpinë e tjetrit

27/12 14:14
Credits to Apollon TV

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Polican në vendin e quajtur uznovë e madhe , dy mjete janë përplasur kokë më kokë . Lagështira ka sjell aksidente në Berat , dy mjete një furgon tip benz me targa AA 462 AM dhe nje makinë tip Honda me targa AA 259 FT janë përplasur me njëri tjetrin .

Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rrëndë drejtuesi i mjetit tip Honda , ku kishte përfunduar në kanal , ndërsa mjeti tip furgon nga g oditja ështe përmbysur . Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur zjarrfikësit ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit .

Shkak i aksidentit është bërë lagështira ku drejtuesi i mjetit Honda ka humbur kontrollin i cili ka qënë duke hyrë në drejtim të Beratit , ndërsa mjeti tip furgon po udhetonte në drejtim të Policanit. Menjëherë ka mbritur ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit .Gjithashtu edhe blute kanë mbritur në vendgjarje për zbardhur shkakun e aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.