(VIDEO) Digjet një dyqan në Tiranë, merr flakë edhe ballkoni i një banese

06/03 10:37
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Digjet një dyqan në Tiranë, merr flakë edhe ballkoni i një banese

Digjet një dyqan tek rruga “Stefanaq Pollo” në kryeqytet, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”. Dyqani që tregtonte mallra të ndryshëm është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa është djegur i gjithë malli, me vlerë të paktën dy milionë lekë. Pronari i dyqanit këmbëngul se nuk ka lënë asnjë paisje të ndezur që të mund të ketë çuar në rënien e zjarrit.

Flakët kanë përfshirë dhe pjesën e ballkonit të apartamentit që ndodhej në katin e dytë të një pallati të vjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.