
(VIDEO) Atentat në afërsi të bibliotekës në Vlorë, autorët qëllojnë nga makina me armë zjarri, vdes 1 person


Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë që kane ndodhur para pak minutash.
Sipas informacioneve të para, autorët kanë qëlluar drejt një lokali. Dyshohet të ketë një person të vdekur.
Mesohet se eshtë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Banorët shprehen se dëgjuan një të shtënë, se kuptuan cfarë ndodhi
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të gjetur autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gentian Qarri, 40 vjeç, është viktima si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
40 vjeçari ka ndërruar jetë në spital pasi mori plagë të rënda nga të shtënat me armë zjarri ndaj tij, teksa ecte pranë Bibliotekës së qytetit bregrdetar.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.