(VIDEO) Aksident në By Pass-in e ri të Beratit. Makina humbet kontrrollin. Shpëton mbrekullisht 58-vjeçari.

14/01 19:55
Credits to Apollon TV
(VIDEO) Aksident në By Pass-in e ri të Beratit. Makina humbet kontrrollin. Shpëton mbrekullisht 58-vjeçari.

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në By Pass-in e ri të qytetit të Beratit. Një automjet,tip Mercedes Benz,me targa AA 484 AX,ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethuas të një banese,duke kapërcyer edhe trotuarin. Si pasojë e përplasjes,automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore,ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mbrekullusht dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës dhe për të riparuar difektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të ODHEE-së. Pas aksidentit,në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po kqyrin zonën,për të konkluduar në shkaqet e këtij askidenti.

Burime të ekspertëve rrugorë në vendngjarje konfirmojnë se,nga hetimet dhe matjet e para mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.