
(VIDEO) Adoleshentët rrihen me njeri-tjetrin pranë qendrës se qytetit të Fierit


Nje grup adoleshentesh jan rrahur me njeri – tjetrin.
Ndiqni Videon 👇
Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë përleshur dhunshëm me njëri tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku ‘beteja’ është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Tv Apollon të rinjtë gjatë përleshjes kanë përdorur dhe mjete të forta si çekiç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete të cilat nuk i kanë përdorur.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e cila mund të kishte kolapsuar në një tragjedi të vërtetë.
Policia Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.
Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.
Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.