Vetëvritet me armë zjarri shefi i sigurisë në qendrën tregtare në Tiranë

02/08 5:36
Credits to Apollon TV
Vetëvritet me armë zjarri shefi i sigurisë në qendrën tregtare në Tiranë

Menaxheri i sigurisë në një qendër tregtare në Tiranë dyshohet se është vrarë me armë zjarri në vendin e punës. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:15 në ambientet e qendrës tregtare, e cila ka qenë e mbyllur për klientët.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendër tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e qendrës tregtare), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.