Vetëvrasje apo ekzekutim? Gjendet pa shenja jete 44-vjeçari në mesnatë në Tiranë

27/12 8:24
Credits to Apollon TV
Vetëvrasje apo ekzekutim? Gjendet pa shenja jete 44-vjeçari në mesnatë në Tiranë

Një 44 vjeçar, i identifikuar me inicialet D.M., është gjetur pa shenja jete mesnatën e kaluar në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Policia dyshon se 44-vjeçari është vetëvrarë, ndonëse pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar të vërtetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.