Vetëm 4 minuta pasi u ngrit, zhduket avioni me 50 pasagjerë, informacionet e para

09/01 11:40
Credits to Apollon TV
Vetëm 4 minuta pasi u ngrit, zhduket avioni me 50 pasagjerë, informacionet e para

Një avion me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.

Aeroplani Sriwijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian ditën e sotme dhe po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, kur humbi kontaktin me dhomën e kontrollit vetëm 4 minuta pasi u ngrit, raporton BBC.

Mediat e huaja raportojnë se avioni është zhdukur mbi det. Kompania ajrore indoneziane është ende duke marrë më shumë informacion para se të lëshojë një deklaratë.

Dy vjet më parë një tjetër avion i Lion Air Boeing 737 MAX u zhyt në det pasi u ngrit në Indonezi.

Rrëzimi la të vdekur të gjithë pasagjerët, 189 persona dhe është fajësuar kompania e avjoneve për një kombinim të defekteve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.