Vetëhidhet nga lartësia, 49-vjeçari nga Kavaja ndërron jetë në spital

07/02 9:47
Credits to Apollon TV

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës.

Bëhet me dije se 49-vjeçari në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga lartësia, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital

“Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni,” njofton policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.