VERBAS, KANALET E RIKONSTRUKTUARA PA UJË, BANORËT: PO THAHEN KULTURAT BUJQËSORE

19/07 18:17
Credits to Apollon TV
VERBAS, KANALET E RIKONSTRUKTUARA PA UJË, BANORËT: PO THAHEN KULTURAT BUJQËSORE

Kanalet kryesore vaditës në fshatin Verbas për rehabilitimin e të cilëve , shteti shpenzoi miliarda lekë , janë pa ujë. Bimët e mbjella që në këto ditë të nxehta nuk marrin ujë , rrezikojnë tharjen shprehen banorët. Të zemëruar ata pohojnë se kërkesa e tyre e vetme për Bordin e Kullimit është lëshimi i ujit nëpër kanalet vaditëse , ndryshe sipas tyre dëmi në fushat e mbjella do të jetë i madh për shumë familje fermere që kanë investuar nga të ardhurat familjare. Pjesa më e madhe e fermerëve të Verbasit që kanë mbjellë kultura perimore i kërkojë pushtetit lokal të marrë masa për të shmangur dështimin pasi paguajnë taksën e tokës , por nuk marrin shërbimin ujitës.Edhe pse fshati Verbas i njësisë administrative Zharrëz është një zonë e pasur me burime e rezervuare , uji nuk mbërrin në tokat e fermerëve. Kjo ndodh sipas tyre jo për shkak të kanaleve vaditëse , por për shkak të keqmenaxhimit teksa kanë pohuar se bujqesia në këte sezon do të ketë dëme të mëdha , nëse problemi i mungesës së ujitjes nuk gjen  zgjidhje të menjëhershme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.