Vendoset sot sesi do të mbahet fushata në kushtet e pandemisë

02/03 10:00
Credits to Apollon TV

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Republikane për të shfyqizuar vendimin e qeverisë, për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për fushatë zgjedhore. Sipas PR-së dhe kryetarit të saj Fatmir Mediu, vendimin është antikushtetues, dhe se Rama ka si qëllim të vetëm që të izolojë sa më shumë aktivitetin e opozitës.

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.

Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë”, -tha Mediu.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.