Vendi në karantinë totale? Rama: Nuk ka rëndësi nëse jemi në kohë zgjedhjesh, nëse rriten numrat, mund të izolohemi!

15/02 20:10
Credits to Apollon TV
Vendi në karantinë totale? Rama: Nuk ka rëndësi nëse jemi në kohë zgjedhjesh, nëse rriten numrat, mund të izolohemi!

Kryeministri Rama tha se karantina totale do të varet nga situata e të infektuarve me COVID. Ai thotë se nuk ka rëndësi nëse është kohë zgjedhjesh, nëse shifrat apo kapacitetet spitalore të jenë ezauruar, dhe të kenë dalë jashtë kontrollit, karantina do jetë një realitet.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. I kam dëgjuar me vëmendje ekspertët. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike. Efektet traumatike gjatë kësaj kohe, shtrëngimeve tek psiqika e kësaj dynjaje. Kur Greqia u mbyll, ka një komponent që përgjigjet. Është kollaj të themi hajde ta mbyllim, por përse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë, dhe nëse spitalet vijojnë brenda kapacitetet e parashikuara, atëherë duhet të vijojmë jetën. Prandaj arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, dhe jo një arsyetim mekanik. Nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vendosin maskën jashtë shtëpisë, atëherë sigurisht ora policore do ulet dhe kufizimi do rritet. Edhe sikur ditë votimi të jetë, karantim do bëhet. Duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto, dhe të shohim dinamikën. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Duhet të krijojmë mundësi që njerëzit të shkojnë në punë, të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efekteve psikologjike që lidhen me këto kufizime” – tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.