Vend- depozitimi i mbetjeve në Sheqishte, bombë ekologjike për banorët e zonës.

18/05 12:33
Credits to Apollon TV
Vend- depozitimi i mbetjeve në Sheqishte, bombë ekologjike për banorët e zonës.

Venddepozitimi i mbetjeve në fshatin Sheqishte në njësinë administrative Zharrez, të Bashkisë Patos, është kthyer në një bombë ekologjike për banorët e zonës.
Ky venddepozitim aktiv, vetëm pak kilometra larg qytetit të Patosit, u transferua tre vjet më parë nga fshati Mazarent , për nje periudhë 6- mujore , për ti kaluar inceneratorit, por ende vijon të jetë aty. Kryetari i shoqatës mjedisore “ Zharreza” Qani Rredhi , pohon se ky vend nuk ja më kapacitet mbajtës pasi është shumë i vogël, dhe i duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme.
Mbetjet e depozituara janë kryesisht urbane e një pakicë inerte, ndaj shpeshhere në këtë venddepozitim sheh cdo ditë pjesërarë të komunitetit rom të cilët grumbullojnë kryesisht mbetjet metalike për të siguruar jetesën. Normalisht një mjedis i shëndetshëm është një e drëjtë themelore e njerëzve por situata e vështirë me mbetjet në këtë zonë vërteton se nuk janë siguruar burimet e nevojshme për të mbuluar koston e menaxhimit të mbetjeve duke krijuar plagëm e rëndë për mjedisin dhe rrezik të lartë për shëndetin publik.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.