
Vdekja tragjike e shqiptares në Greqi/50 vjeçarja u pre nga makineria e mishit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mesologji të Greqisë.
Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme, ajo u kap prej prerësve të makinës grirëse të mishit në vendin ku punonte dhe si pasojë ka humbur , ngjarja ndodhi në një dyqan mishi në të cilin ajo punonte si pastruese.
Viktima ishte duke pastruar makinerinë dhe në rrethana ende të pa qarta makineria nisi të punonte duke kapur flokët e saj dhe në vazhdim e tërhoqi derisa i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes, në një skenë tronditëse e pranishme ka qenë edhe vajza e viktimës e cila po e ndihmonte të pastronin dyqanin e mishit ku punonte. sipas informacioneve në zonë ka mbërritur ambulanca por mjekët kanë deklaruar see viktima ka humbur jetën në vend.
Trupi i 50 vjeçares u dërgua në morg, ndërsa autoritet thanë se dy fëmijët e viktimës, një vajzë dhe një djalë 10 vjeç, do të trajtohen nga psikologët.
Viktima jetonte prej gati dy vjetësh në Mesologji ku ishte vendosur mbas ndarjes nga bashkëshorti.