Vazhdojnë reshjet dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

10/12 7:42
Credits to Apollon TV

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.