VARIBOP, KANDIDATJA ELVIRA ELEZI TAKIM ME BANORËT: LRE E VETMJA FORCË E PAKORRUPTUAR

06/04 15:28
Credits to Apollon TV

Sot pata mundësin të bisedoj me banor të fshatit Varibob. I falenderoj që biseduan dhe ndanë me mua disa nga shqetësimet që ata i ka shoqëruar në kohë. Shqetësimi i madh se nuk njohin përfaqësuesit e tyre në Parlament, se nuk i kanë dëgjuar asnjëher të flitet për problemet e fshatit dhe sidomos të zonës tyre. Me te drejtë me thanë që politikanët ne i shohim vetëm në kohë zgjedhjesh. Jemi mërzitur sepse çdo ditë na marin në telefon apo trokasin tek dera e shtëpis dhe na pyesin për kë do votoni, por ajo që na shqetëson me shumë është se çfarë do ndodhi me fshatin pas zgjedhjeve. A do të kujtohen deputetët dhe parlamentarët se fshati është këtu dhe ka nevoj për investime?
Mungesa e infastrukturës së qëndrueshme ( u hidhet rrugëve rërë bituminoze sa për kohë fushate dhe më pas nuk kujtohen më të hedhin sytë nga ne). Mungesa e tregjeve për shitjen e produkteve që ata prodhojnë me shumic, siç ishte vaji i ullirit.
Ata nuk besonin më tek politika sepse shpreheshin se këtu kemi qenë, jemi banor autokton, por nuk mbajmë mend të na kenë pyetur se çfarë shqetësimesh kemi ne si fshat.
Ishin të shqetësuar për të rinjtë që ishin të diplomuar, sepse nuk po u sigurohet vendi i punës. Blerja e vendit të punës ishte një nga plagët më të mëdhaja për ta. Na vjen keq për fëmijët thoshin sepse investojmë që të shkollohen, por pastaj rrisin kaposhat e detit sepse ne nuk kemi 5000 euro të blejmë vendin e punës!

Edhe sa kohë do vazhdojmë kështu, a do mund të bëhet Shqipëria si gjithë vendet e tjera?! Kjo ishte një pyetje që më ngeli në mendje

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.